Ngritja e papritur e Burnleyt në pjesën e sipërme të tabelës së Premier Leagues këtë edicion është edhe për shkak se një trajner i "shkollës së vjetër" po përdor metoda tradicionale për zhvillimin efektiv të klubit. Ky trajner është Sean Dyche, shkruan Reuters.
Fitorja e fundit ndaj Stoke Cityt (1:0) ka bërë që Burnley të ngjitet në kuotën e 31 pikëve dhe tifozët po besojnë se edicionin e ardhshëm mund të shohin klubin e zemrës në garat evropiane, përcjell Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRikthimi i Burnleyt do të ishte i jashtëzakonshëm, pasi ekipi për herën e fundit në garat evropiane është paraqitur në vitin 1967. Bazuar në rezultatet aktuale, Burnley ka tejkaluar të gjitha parashikimet, pasi para fillimit të këtij edicioni është vlerësuar si një ekip që do të luftonte për t'i shpëtuar rënies nga Premier League.
Mbrojtja solide ka qenë çelësi i suksesit të trajnerit Dyche që tashmë pesë vjet është në krye të klubit dhe aktualisht vetëm Manchester City e Manchester Unitedi kanë pranuar më pak gola se Burnley në kampionat...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)