Vërshëllima, ofendime dhe parulla kundër Gigio Donnarummës në “San Siro” përpara fillimit të ndeshjes Milan-Verona.
“Dhunë morale quhet paga prej 6 milionë eurosh në vit dhe një pagë për vëllanë parazit? Tashmë mund të shkosh, durimit i erdhi fundi!”, ishte njëra prej parullave më të gjata dhe më goditëse të shpalosura nga ultrasit e Milanit, “Curva Sud”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pse një publik i paktë në numër në stadium, së bashku kanë kontestuar në këtë mënyrë emrin e portierit të “djallit kuqezi”, transmeton tch.
Ndërkohë që ofendimet vijuan edhe gjatë nxehjes së lojtarëve.
{gallery}
Donnarumma nuk e përfundoi si gjithë të tjerët nxehjen, për t’u futur shumë më parë në dhomat e zhveshjes, pikërisht për këto kore e slogane.
Megjithatë, ajo që është më e rënda moralisht ndodhi brenda dhomave, ku portieri nisi të shpërthente në lot, ndërsa për ta qetësuar ka ndërhyrë kapiteni i Milanit, Bonucci.
Footage of Bonucci with Donnarumma inside the locker room ahead of #MilanVeronapic.twitter.com/BVWFzccdCW
— Milan Eye (@MilanEye) December 13, 2017