Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Feronikeli “fundos” Hajvalinë

Feronikeli ka fituar me rezultat të thellë ndaj Hajvalisë, që mban vendin e fundit në tabelën e klasifikimit.

Kampioni i Kosovës kreu punën qysh në pjesën e parë duke shënuar 3 gola, raporton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mendurim Hoti ishte golashënuesi i parë në këtë takim, duke shënuar në minutën e 17, kurse pas tre minutave Yll Hoxha e dyfishoi epërsinë.

Në minutën e fundit të pjesës së parë Mark Milicaj e çoi rezultatin në 3 me 0 për vendasit.

Në pjesën e dytë Hajvalia e ngushtoi epërsinë përmes Edison Kqikut, i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e 56.

Feronikeli shënoi edhe tre herë në vazhdim të takimit përmes Abu Razardit, Mark Milicajt, dhe Fidan Gërbeshit.

Feronikeli tani arrin në kuotën e 48 pikëve pas javës së 22-të, dhe mban vendin e dytë në tabelë. Kurse Hajvalia në vendin e fundit ka vetëm 7 pikë.