Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Portieri i kthyer nga pensionimi i del në ndihmë Bayernit

Në moshën 36-vjeçare dhe zyrtarisht i pensionuar në fund të stinorit 2016/17, askush nuk ka pritur që të shohë Tom Starken e Bayern Muenchenit sërish në portë në Bundesligë.

Një minikrizë e lëndimeve në fazën parasezonale shtyu Starken të ndërrojë mendje dhe të shtunën, në xhiron e 15-të të Bundesligës kundër Eintracht Frankfurtit, Starke qëndroi në portë te skuadra bavareze, duke bërë startin e tij të parë që nga maji. Ai u aktivizua pasi portieri Sven Ulreich u lëndua gjatë nxehjeve, shkruan “Bundesliga.com”, transmeton “Koha Ditore”. Starke nuk zhgënjeu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndonëse goli me kokë i Arturo Vidalit në pjesën e parë i siguroi Bayernit fitoren 1:0, Starke dha një kontribut të konsiderueshëm duke mos pranuar gol dhe u sigurua që Bayerni të jetë në krye të Bundesligës në Krishtlindje.

“Jam i lumtur të luaj sërish dhe të bëj paraqitjen time të 100-të në Bundesligë. Nuk kam menduar se kjo do të ndodhte, pasi vendosa të pensionohesha”, ka thënë Starke, që bëri disa pritje të rëndësishme për t'ia mohuar golat lojtarëve të Frankfurtit, Ante Rebiq e Jetro Williams. “Unë zbulova se Sveni nuk mund të luajë vetëm gjatë nxehjeve”.

Me Bayernin që do të përballet me Koelnin e Stuttgartin brenda tri ditëve javën e ardhshme, Manuel Neuerin ende të lënduar dhe tash Ulreichun në dyshim, ndeshja e të shtunës mund të mos jetë e fundit për Starken këtë stinor.