Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hasi mund të marrë drejtimin e Genkut

Trajneri kosovar Besnik Hasi mund të kthehet të punojë sërish në Belgjikë. Ish-trajneri i gjigantit belg, Anderlecht, mund ta marrë drejtimin e skuadrës së Genkut.

Mundësinë që Hasi të udhëheqë Genkun nuk e ka përjashtuar presidenti i këtij klubi, Peter Croonen. Vetë Hasi nuk ka mohuar e as pohuar mundësinë e drejtimit të klubit belg, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari i Genkut, Croonenm, në një intervistë për “hln.be” ka theksuar se Hasi është një opsion i mundshëm për ta zëvendësuar trajnerin e shkarkuar të dielën, Albert Stuivenberg, pas barazimit që Genku e arriti në shtëpi të shtunën ndaj Eupenit, 1:1, në kuadër të javës së 18-të të elitës së futbollit të Belgjikës. Golin për Genkun e shënoi mesfushori kosovar Edon Zhegrova, në minutën e 41-të.

“Nuk kam asnjë kontakt dhe nuk guxoj të komentoj asgjë”, ka thënë Hasi të dielën mbrëma për gazetën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.