Pas dy ndeshjeve radhazi pa fitore në ligë, Valencia ka arritur të arkëtojë pikët e plota në përballjen e sotme ndaj Celta Vigos.
“Lakuriqët” arritën të fitojnë përballjen e sotme me rezultat prej 2 me 1, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte Simone Zaza që kaloi vendasit në epërsi në minutën e 28 pas asistimit nga Parejo, rezultat me të cilin përfundoi edhe pjesa e parë e takimit.
Pjesën e dytë mysafirët e nisën furishëm, duke barazuar shifrat në minutën e 46 përmes Aspasit, por Valencia arriti të rikthejë epërsinë në minutën e 81 përmes Parejos, që shënoi nga penaltia.
Valencia pas kësaj fitore mban vendin e dytë me 34 pikë, dy më pak se lideri Barcelona, përderisa Celta Vigo në vendin e 10 ka 18 pikë.