Eliminimi nga FIBA Europe Cup ka ndikuar në largimin e shumë lojtarëve nga Sigal Prishtina, e cila garën në Superligën e Kosovës do ta vazhdojë me ekip dukshëm më të dobët se që e kishte në fillim të sezonit.
Sigal Prishtina të mërkurën mbrëma i dha fund pjesëmarrjes për këtë sezon në FIBA Europe Cup. Disfata nga Demir Insaati (84:66) bëri që Prishtina të përfundojë e treta në Grupin G, duke u eliminuar për edicionin e tretë rresht të kësaj gare në fazën e parë, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë edicion shënuan tri fitore e po aq humbje, më mirë se në dy edicionet e shkuara.
Një ditë pas humbjes nga Demir Insaati, të enjten, organizatori britanik Andrew Lawrence ka firmosur me ekipin e kategorisë së dytë në Itali, Givova Scafati.
Lawrence luajti kundër Demirit dhe ishte lojtari më efikas te Prishtina, me 18 pikë të shënuara. Në këtë ndeshje, te Prishtina munguan Dardan Berisha e Drilon Hajrizi që luajtën në pesë duelet e para...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.