Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova mëson kundërshtarët e mundshëm për Ligën e Kombeve

Janë caktuar vazot brenda Ligave për Ligën e Kombeve.

Në vazot e caktuara, Kosova është bashkë me Andorrën, San Marinon dhe Gjibraltarin në kuadër të vazos katër në Ligën D.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në kuadër të Ligës D do të jenë katër grupe me nga katër kombëtare.

Kosova do të përballet me nga një ekip prej secilës vazo.

Vazot e plota në Ligën D:

Vazo 1: Azerbajxhani, Maqedonia, Bjellorusia, Gjeorgjia

Vazo 2: Armenia, Letonia, Ishujt Faroe, Luksemburgu

Vazo 3: Kazakistani, Moldavia, Lihtenshtajni, Malta

Vazo 4: Andorra, Kosova, San Marino, Gjibraltari

Fituesit e katër grupeve hyjnë në Ligën C për edicionin e vitit 2020.

Kompletohet grupi i Kosovës në Ligën e Kombeve

Katër ekipet më të mira që nuk kualifikohen për Euro 2020 do të luajnë në play-off në mars të 2020-s për një vend në Evropian.

Në këtë garë do të marrin pjesë 55 shtete në katër liga.

12 të parat janë në Ligën A, 12 të radhës në Ligën B, 15 tjera në C dhe 16 të fundit në Ligën D. Të gjitha janë caktuar në bazë të koeficientit në ranglistën e UEFA-s.

Shorti për fazën e grupeve do të hedhet më 24 janar të 2018-s.

Orari i plotë i ndeshjeve

1: 6-8 shtator 2018

2: 9-11 shtator 2018

3: 11-13 tetor 2018

4: 15-17 tetor 2018

5: 15-17 nëntor 2018

6: 18-29 nëntor 2018

{gallery}