Stephan El Shaarawy thotë se Roma është eliminuar nga Lyoni për shkak të paraqitjes në ndeshjen e parë, ndërsa thekson se sonte ishte e pafat.
Roma fitoi 2 me 1 sonte në “Olimpico”, por ishte e pamjaftueshme për të shkuar tutje në Ligën e Evropës pasi kishte humbur përballjen e parë në Francë me rezultat 4-2, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndjejmë keqardhje për ndeshjen e parë, pasi në fund fituam përballjen e dytë dhe patëm shanse për të shënuar më shumë gola. Por, katër golat që pranuam në Francë ishin shumë për ta përmbysur rezultatin. Sonte luajtëm ndeshjen që dëshiruam, por na mungoi vetëm goli i tretë. Ishte performancë e jashtëzakonshme me mjaft agresion, thjeshtë na mungoi fati”, është shprehur El Shaarawy për Sky Sport Italia.