Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasanin.
Presidenti Thaçi ka theksuar se Komiteti Olimpik i Kosovës bashkë me federatat dhe sportistët kanë shënuar suksese domethënëse për Kosovën, sidomos në arenën ndërkombëtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju përgëzoj për punën dhe kontributin që keni dhënë në zhvillimin e sportit, anëtarësimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka thënë presidenti Thaçi.
Në prag të trevjetorit të anëtarësimit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, presidenti Thaçi e ka dekoruar kryetarin Hasani edhe me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin e tij në zhvillimin e sportit kosovar.
Ndërsa, kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, është shprehur i nderuar me dekoratën që ka pranuar nga presidenti, duke thënë se ky është një motiv shtesë për arritjen e sukseseve të mëtejshme për Kosovën.
Ai e ka informuar presidentin Thaçi për përgatitjet që po bënë KOK-u për Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018 dhe për Lojërat Olimpike Verore Tokio 2020.
Thaçi ka theksuar se përfaqësimi i Kosovës me sportistë në këto ngjarje është një mundësi shumë e mirë për promovimin e sportit tonë dhe e forcon edhe shtetësinë e Kosovës.