Juventusi i është bashkuar Liverpoolit në garën për transferimin e anësorit të Sporting Lisbonës, Gelson Martins.
22-vjeçari, i cili është lidhur edhe me Arsenalin gjatë verës, thuhet se ka një klauzolë prej 60 milionë eurove në kontratën e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazeta portugeze “A Bola” raporton se klubi anglez me të mësuar këtë klauzolë është tërhequr nga gara, por mund të rikthehet gjatë janarit.
Juventusi ka hyrë në garë për yllin e Sportingut pasi mahniti me lojën e treguar kundër kampionit italian në ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe pritet të bëjë ofertë gjatë Vitit të Ri.