Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nora e Distria ngrihen në kategori për medaljen e Galatasarayt

Deri 57 kilogramë është kategoria e Nora Gjakovës. Deri 52 kilogramë është kategoria e Distria Krasniqit. Distria ka provuar edhe në kategorinë deri 48 kilogramë, por përfundimisht nuk e ka gjatësinë për të garuar në kategorinë mbi 52 kilogramë.

Megjithatë, të shtunën të dy xhudistet kosovare janë ngritur nga një kategori, për t’ia mundësuar klubit të madh turk Galatasaray që të fitojë medaljen e bronztë në garën kryesore evropiane për klube të xhudos, European Club Championships - Golden League, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në përballjen për vend të tretë Galatasaray e mposhti skuadrën franceze AJ Limoges me rezultatin 3:2. Dy prej fitoreve për Galatasarayn i shënuan xhudistet kosovare.

Distria garoi në kategorinë deri 57 kilogramë dhe fitoi ndaj xhudistes Laury Posvite. Ajo u ngrit në kategori për të zënë vendin e Nora Gjakovës, që garoi në kategorinë deri 63 kilogramë. Nora fitoi me “Ippon” ndaj Stephanie Faure... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.