Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përballja e kampionëve nuk jep fitues

Pa gol të shënuar dhe me pak raste të krijuara përfundoi ndeshja ndërmjet Trepçës ‘89 dhe Ferronikelit, që i takoi xhiros së 17-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll. Derbi, që vuri përballë dy kampionët e fundit, u zhvillua të dielën në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

U mbyll 0:0. Dy skuadrat morën nga një pikë, por humbën pozita në klasifikim, shkruan sot “Koha Ditore”. Ferronikeli, që fitoi titullin në vitin 2015 e 2016, nga pozita e tretë ka rënë në pozitën e pestë me 27 pikë, kurse Trepça ‘89 ka rënë nga pozita e pestë në të gjashtën. 89-shi, që është kampion në fuqi, i ka 26 pikë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lider është Llapi me 33 pikë. Llapi të shtunën mposhti Vëllaznimin në Gjakovë me rezultatin 3:0. Trajneri i Trepçës ‘89, Gani Sejdiu, nuk është pajtuar me rezultatin. E ka vlerësuar negativ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.