Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane: S’do të ketë largime në janar, mund të ketë ardhje

Pas fitores prej 3 me 2 ndaj Malagas trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se nuk do të ketë largime në afatin kalimtar të janarit, përderisa ka paralajmëruar se skuadra e tij mund të përforcohet.

“Mbretërit” nuk kanë marrë rezultatet më të mira në këtë sezon, dhe për këtë raportohet se skuadra do të freskohet, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk do të ketë largime në afatin kalimtar të janarit, por gjithçka mund të ndodhë sa u përket ardhjeve, do të shohim. Ajo që duam tani është që të luajmë shtatë ndeshje radhazi të mira”, ka thënë Zidane, raporton Marca.