Nuk ka fitues në derbin e sotëm në Premier Ligë ndërmjet Liverpoolit dhe Chelseat.
Ekipet ndanë pikët duke barazuar me rezultat prej 1 me 1, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë pjesën e parë nuk u shënua asnjë gol, përkundër rasteve të krijuara. Por, në pjesën e dytë të dyja ekipet gjetën rrugën e golit.
Epërsinë e parë e krijoi Liverpooli përmes Salahut, i cili shënoi pas asistimit nga Chamberlain në minutën e 65.
Pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt Chelsea barazoi shifrat me një gol shumë të bukur nga Willian.
Ishte Hazard që asistoi për brazilianin.
Pas këtij barazimi Liverpooli mban vendin e pestë me 23 pikë, përderisa Chelsea në vendin e tretë ka 25 pikë.