Xhudistet kosovare Nora Gjakova e Distria Krasniqi tashmë kanë siguruar medaljet e argjendta në “Grand Prix Hagë”, pasi janë plasuar në finale të kësaj gare dhe do të luftojnë për të artën.
Gjakova, që garon në kategorinë deri 57 kilogramë, në gjysmëfinale e mposhti belgen, Mina Libeer, dhe në finale do të përballet me nënkampionen evropiane Theresa Stoll të Gjermanisë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë kategorinë 52 kilogramë Distria Krasniqi në gjysmëfinale e mposhti polaken Agata Perenc, dhe në finale do ta ketë përballë spanjollen, Estrella Lopez Sheriff.
Grand Prix Hagë është Kupë e Botës e vlefshme për ranglistën botërore.