Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Strakosha: Më dhemb të shoh Buffonin aq të trishtuar

Portieri i kombëtares shqiptare dhe i Lazios, Thomas Strakosha ka thënë se ishte e dhimbshme për të ta shikojë idollin e tij, Buffonin të jetë aq i trishtuar për shkak të mos kualifikimit në Botëror.

Italia humbi “play-offin” ndaj Suedisë për kualifikim në Botëror, që është hera e parë që nga 1958 që italianët janë jashtë Botërorit, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Babai im (Foto Strakosha) është heroi im, por idolli im gjithmonë ka qenë Buffoni dhe më dhemb kur e shoh aq të trishtuar, pasi e tërë Italia dëshironte kualifikimin. Ishte e tmerrshme ta shihja atë aq të tronditur e kjo më mërziti edhe mua, dhe të gjithë italianët. Ai meriton një fund tjetër me kombëtaren”, ka thënë Strakosha për Sky Sport Italia.

Strakosha thotë se, “Italia ishte paksa e pafat, pasi ekipi dha gjithçka”.