Sulmuesi Fernando Torres pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Newcastlet gjatë miniafatit kalimtar të janarit, ka njoftuar të enjten "Daily Mail".
Torres 33-vjeçar, që këtë edicion nuk po ka minutazhë tek Atletico Madridi, te Newcastle do të ribashkohet me trajnerin Rafael Benitez, me të cilin ka punuar te Liverpooli, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBëhet e ditur se Torres te Newcastle do të transferohet si futbollist i lirë, pasi Atletico do t'ia shkëpusë kontratën gjashtë muaj para skadimit.
Torres këtë edicion nuk ka shënuar asnjë gol në dhjetë paraqitje tek Atletico. Newcastle do të jetë ekipi i tij i tretë në Angli, pasi ka luajtur edhe në Chelsea e Liverpool.