Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Morgan e quan të jashtëzakonshëm suksesin e Leicesterit

Mbrojtësi i Leicesterit, Wes Morgan, nuk po arrin të besojë që ekipi i tij ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Kampioni anglez eliminoi Sevillën 3 me 2 në rezultat të përgjithshëm në 1/8 e finales dhe Morgan që shënoi golin e parë thotë se kjo është ndër netët më të rëndësishme në histori të klubit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E jashtëzakonshme. Nuk mund ta besoj. Jemi debutues në Ligën e Kampionëve, dhe nuk e prisja të arrija këtu. Duhet të jetë një nga netët më të mëdha në histori të klubit. Nuk jam e sigurt nëse do të ndodhë sërish, por ne ia dolëm. Dëshmuam se mund të bëjmë të pamundurën sërish”, ka thënë pas takimit xhamaikani i parë që realizoi gol në Ligën e Kampionëve.