Nëse dikush ka pasur ndonjë dyshim për formën fizike të Blerim Xhemailit, atëherë në dy ndeshjet e barazhit që Zvicra i luajti kundër Irlandës së Veriut është bindur se seleksionuesi Vladimir Petkoviq llogarit në mesfushorin shqiptar, pavarësisht distancës dhe numrit të paktë të ndeshjeve.
Xhemaili është pjesë e ekipit nga MLS, Montreal Impact dhe edicionin në SHBA e ka përfunduar para kohës për shkak se ekipi i tij nuk ka siguruar kualifikimin në garat e plejofit, shkruan “20min.ch “, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo Xhemailin nuk e shqetëson kjo, pasi ai tashmë e ka mendjen te botërori “Rusia 2018”, ku pret të jetë titullar te Përfaqësuesja e Zvicrës. Ai edhe pse nuk ishte në gjendjen më të mirë fizike, luajti në të dyja ndeshjet kundër Irlandës së Veriut.
Petkoviq pati besim te Xhemaili, i cili me bashkëlojtarët e tjerë, siguruan kualifikimin në botëror. Zvicra pas dy ndeshjeve me Irlandën e Veriut kaloi tutje me rezultatin e përgjithshëm 1:0.
Në të dyja këto ndeshje Xhemaili ishte titullar te Zvicra edhe pse kishte vetëm 180 minuta lojë në MLS prej ditëve të para të muajit tetor... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.