Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shpresat kërkojnë këndelljen në Azerbajxhan

Futbollistët e përfaqësueses Shpresa (U21) të Kosovës, ngulin këmbë se kanë lënë prapa humbjen e thellë të pësuar të enjten në Mitrovicë 0:4 nga Izraeli.

Ata besojnë se kanë forcën dhe motivin për të fituar ndeshjen kundër Azerbajxhanit. Kjo ndeshje, e vlefshme për eliminatoret e Evropianit 2019 për grupmoshën U21, luhet sot (e martë, 15:00) në kryeqendrën e Azerbajxhanit, Baku, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kosovarët të hënën mbrëma zhvilluan stërvitjen e fundit para ndeshjes së Grupit 5 kualifikues.

Pas humbjes së papritur nga Izraeli, Kosova ka humbur pak sa hapin për kualifikim në Evropian, por ka ende shpresë. Vendi i parë siguron kualifikimin direkt, kurse vendi i dytë merr pjesë në barazh.

Aktualisht, Kosova është e katërta në grup me gjashtë pikë nga pesë ndeshje, kurse Azerbajxhani është në vendin e fundit pa asnjë pikë nga katër ndeshje. Me dhjetë pikë nga katër ndeshje, grupit i prin Irlanda... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.