Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ambasada e SHBA-së i refuzon përfundimisht vizën Godellit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka refuzuar përfundimisht vizën peshëngritësit shqiptar Daniel Godelli.

Ky i fundit kishte aplikuar si çdo peshëngritësi tjetër për të marrë pjesë në kampionatin botëror të peshëngritjes që do të zhvillohet në Anaheim të SHBA nga 28 nëntori deri më 5 dhjetor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në argumentimin e refuzimit të pajisjes me vizë, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka sqaruar se nuk ka asnjë bazë që Godelli do të kthehet sërish në Shqipëri, transmeton tch.

Përgjigjja përfundimtare ka ardhur pas refuzimit të parë nga ana e ambasadës për pajisjen me vizë.

Nuk është vetëm Daniel Godelli, peshëngritës të cilit i është refuzuar viza nga Shtetet e Bashkuara për të hyrë në tokën amerikane, e për të marrë pjesë në kampionatin botëror të peshëngritjes, që do të zhvillohet në Anaheim të Kalifornisë.

Viza i është refuzuar edhe kampionit olimpik dhe rekordmeni botëror në kategorinë e peshës deri në 85 kg, Kianoush Rostami.