Roger Federer e nisi rrugën e tij drejt titullit të 7 të ATP Tour Finals me fitore.
Në Londër ku mbahet turneu i fundit u vitit, zvicerani mposhti amerikanin Jack Sock që merr pjesë për herë të parë në këtë eveniment.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë setin e parë Federer fitoi që në fillim një game me shërbimet e Sock për ta fituar në fund atë me rezultatin 6-4. Në setin e dytë Sock bëri më shumë rezistencë duke mundur të çojë këtë fraksion të lojës në “tiebreak”, ku Federer u shfaq më mirë duke e fituar këtë set të dytë 7-6 dhe krejt ndeshjen 2-0.
Fitore shënoi dhe Alexander Zvererv që mposhti Marin Cilic me rezultatin 2-1. 20-vjeçari gjerman që është tenisti më i ri i kualifikuar për ATP Tour Finals në këto 9 vitet e fundit e nisi mirë ndeshjen duke fituar setin e parë 6-4.
Por Cilic reagoi në setin e dytë të cilin e fitoi 6-3. në setin final ishte kroati që e nisi më mirë teksa fitoi një game me shërbimet e Zverev për të marrë kryesimin në 3-1, por numri 3 i botës arriti të kthejë ndeshjen në favorin e tij duke e fituar setin e tretë 6-4 dhe krejt takimin.