Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Qielli, limiti për patinazhistin Hanyu

Yuzuru Hanyu ka vazhduar të shtyjë veten dhe sportin e tij para, që kur është bërë kampioni i parë olimpik i Japonisë në patinazh artistik, si 19-vjeçar në lojërat dimërore "Sochi 2014".

Gjatë karrierës së tij, japonezi ka vendosur 12 rekorde të ndryshme: në programin e shkurtër, të lirë apo të kombinuar. Ai do të mundohet të mbrojë titullin olimpik në "Pyeongchang 2018". Së fundi është bërë edhe kampion bote, shkruan Olympic.org.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kur Hanyu bëri paraqitjen e tij të parë në stinorin 2017/18 të patinazhit artistik në turneun Skate Canada Autumn Classic International në Montreal, në shtator, ai vazhdoi atje ku e kishte lënë kur fitoi titullin e botës në Helsinki pesë muaj më herët, përcjell Koha Ditore.

Japonezi bëri një paraqitje impresive në program të shkurtër me tingujt e baladës nr. 1 të Frederic Chopinit, duke ekzekutuar rrotullime katërshe dhe duke bërë disa manovra me aq saktësi sa arriti 112.72 pikë, duke thyer rekordin e tij të pikëve në program të shkurtër. Ishte rekordi i 12-të në karrierën e tij të jashtëzakonshme si patinazhist.

Ai ishte i pari që theu barrierën e 100 pikëve në program të shkurtër në lojërat olimpike "Sochi 2014"...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.