Mbrojtësi i kombëtares italiane, Leonardo Bonucci është i bindur te kualifikimi i Italisë në Kampionatin Botëror.
Italia zhvillon dy ndeshjet vendimtare ndaj Suedisë, për të siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas mbrojtësit, Leonardo Bonucci dështimi në dy ndeshjet e play-offit nuk është një opsion për të dhe bashkëlojtarët e tij dhe se sipas tij ‘Azzurrët’, do të jenë në mesin e 32 kombëtareve të kualifikuara në Botëror, transmeton KP.
“Play-offi ndaj Suedisë sjell dy ndeshje të vështira, pasi që përballë do të kemi një ekip të fortë, ashtu siç e kanë treguar edhe në fazën e grupeve, kur kanë mundur Holandën”, ka thënë Bonucci në një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s.
“Do të jetë shumë e vështirë. Por ne jemi Italia dhe mundësia që ne mos të luajmë në Kupën e Botës nuk është opsion për këtë skuadër”, thotë ai.
Italia ka përfunduar e dyta në grup pas Spanjës në kualifikime dhe ndeshjen e parë zhvillon nesër në Stokholm, kurse atë të kthimit të hënën në San Siro.