Përzgjedhësi i përfaqësueses së Maqedonisë në boks, Petre Çurlinovski shpalosi listën e boksierëve për turneun ndërkombëtar të boksit “Gongu i Artë”, i cili do të zhvillohet në Shkup gjatë fundjavës.
Maqedonia do të përfaqësohet me: Jasin Lama, Artan Aliu, Lulzim Ismaili, Alim Nasufi, Almir Nurishov dhe Denis Muaremovski, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë përfaqësuesja e Kosovës dhe përzgjedhësi Shefki Bogujevci së bashku me trajnerin Kreshnik Shala, do të garojnë me boksierët e rinj, Shpejtim Bajoku (56 kg) e Patriot Behrami (64 kg).
Ndërsa te seniorët për Kosovën do të garojnë : Violant Sylejmani (64 kg), Venhard Haziraj (69 kg), Armend Neziri (75 kg), Fisnik Muharremi (91 kg).
Në turneun “Gongu i Artë 2017” pjesëmarrjen deri më tani e kanë konfirmuar boksierët nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Rumania.