Drejtori sportiv i Leipzigut, Ralf Rangnick, ka deklaruar se nuk ka shanse që mesfushori Naby Keita t’i bashkohet Liverpoolit para verës së ardhshme.
Reprezentuesi i Guineas ka marrëveshje për të kaluar te Anfieldi gjatë verës, ndërsa kohëve të fundit u raportua se Liverpooli dëshiron ta transferojë atë në janar nëse Leipzigu eliminohet nga Liga e Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Edhe nëse nuk e arrijmë fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, nuk ka logjikë që ta lejojmë largimin e Nabyt drejt Liverpoolit më herët. Duam të kualifikohemi sërish për Evropë, ai na duhet”, ka thënë ai për Leipziger Volkszeitung.
Keita sivjet ka nisur dobët sezonin e ri duke u përjashtuar në tri ndeshje për klubin dhe kombëtaren.