Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valverde: Suarez është një “vrasës”

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është i kënaqur me sulmuesin e tij Luis Suarez, të cilin së fundmi e ka quajtur “një vrasës”, dhe shehë gjëra pozitive te ai përkundër formës jo të mirë.

Suarez ka shënuar vetëm tre gola në tetë paraqitje në La Liga këtë edicion, dhe dështoi të shënojë edhe në fitoren e mbrëmshme ndaj Sevillës, 2-1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kemi folur shumë për Suarezin kohëve të fundit, por unë jam i kënaqur që e kam atë për shkak të mënyrës që ai punon, dhe të gjitha gjërat që na jep. Ai është një vrasës. Përkundër faktit që kohëve të fundit nuk po shënon, ai gjithmonë ka shanse, dhe kjo është shenjë e mirë”, është shprehur Valverde, raporton Goal.