Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja në përfundim të sfidës theksoi se ekipi i tij zhvilloi një ndeshje deri diku të mirë dhe meritonte të merrte një pikë përballë Partizanit të Beogradit.
Skënderbeu pësoi 2 me 0 në udhëtim te Partizani i Beogradit në Ligën e Evropës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duhet të ishim më agresivë në 1/3 e sulmit. Mendoj se ishte një ndeshje krejtësisht e barabartë, ne kemi pasur shanset tona, u ndëshkuam nga një gol me një goditje standarde ndërsa sërish kur ishim pranë barazimit në momentin më të mirë tonin pësuam edhe golin e dytë nga një gabim i yni”, është shprehur Daja për Supersport.
Sipas tij Skënderbeu nuk bëri shumë për ta fituar ndeshjen por në të njëjtën kohë nëse do barazonte në Beograd nuk do vidhte asgjë.
“ Edhe kundërshtari nuk na kërcënoi me aksione dinamike, sfidën e vendosën episodet dhe mund të kishim marrë edhe një barazim. Me atë që shfaqëm në fushë nuk meritonim të fitonim por as ta humbisnim sfidën”, thotë Daja.
Edhe pse i vuri një notë kaluese mirëpritjes së serbëve fakti që kishte shumë policë në stadium dhe në ambientet jashtë tij nuk i pëlqeu aspak trajnerit të korçarëve.
“Kishte shumë policë dhe ambienti nuk ishte shumë i pranueshëm për futboll, por le të themi që gjërat shkuan mirë dhe në një farë mënyre nuk patëm probleme këtu në Beograd”, thotë ai.