Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo e dëshiron një portugez si zëvendësues të Bale

Cristiano Ronaldo raportohet se në fund të këtij sezoni dëshiron zëvendësimin e Gareth Bale me një lojtar të përfaqësueses portugeze.

E ardhmja e Bale në Bernabeu ka qenë temë e shumë mediave gjatë muajve të fundit dhe raportohet se uellsianit i është dhënë drita e gjelbër për largim, edhe pse ka kontratë deri në verën e vitit 2022.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas “Diario Gol”, Bale nuk është figurë e pëlqyer në zhveshtore dhe ka shtyrë Ronaldon që të mendojë për një plan për transferimin e Goncalo Guedes si zëvendësues të tij.

Guedes, 20-vjeçar, u transferua te Paris Saint-Germaini në janar, por ka shkëlqyer si i huazuar te Valencia, duke realizuar tre gola në shtatë ndeshje.

Gazeta spanjolle raporton se Guedes dhe Ronaldo kanë të njëjtin agjent, Jorge Mendesin. Ai mendohet se do të jetë faktor për transferimin e portugezit te Reali.