Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Adea, futbolliste e mirë e basketbolliste edhe më e mirë

Gjatë ditës stërvitet në palestër, ku udhëheq topin me duar, kurse në mbrëmje stërvitjet i kryen në fushë të hapur e dukshëm më të madhe së palestra, dhe topin e udhëheq me këmbë, shkruan Koha Ditore.

Është kjo reprezentuesja e Përfaqësueses U-18 të Kosovës, Adea Kastrati, që kohët e fundit po merret goxha seriozisht me futboll. Bart fanellat me numrin pesë në të dy ekipet, atë të basketbollit - Helsingborg Basketboll Klubb - dhe të futbollit - IFK Trelleborg, që janë pjesë të elitave në Suedi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pikët e asistimet nuk i mungojnë në ndeshjet e basketbollit, por nuk e lë keq as me gola e asistime edhe në ato të futbollit.

Në basket luan rolin e plejmejkeres dhe shuteres, derisa në futboll është mesfushore e krahut të djathtë. Basketbollin e ka sport më të hershëm, por kur pyetet për sportin e preferuar, 18-vjeçarja thotë "me m'i nda, si mem vra".... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.