Kosova ka talent të shumtë që meritojnë të kenë kushte më të mira për të zhvilluar talentin, andaj Qeveria e Kosovës të ndihmojë në të gjitha fushat sportive në mënyrë që të ngritet niveli i infrastrukturës dhe platformave sportive.
Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli gjatë një takimi që kishte sot me sekretarin e përgjithshëm të Komitetit Olimpik të Evropës (IOC), Raffaele Pagnozzin dhe presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasanin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë takim, numri dy i qeverisë së vendit është shprehur i kënaqur me nivelin e sportistëve të Kosovës, duke thënë se ata kanë nevojë për shtytje më të madhe në mënyrë që të arrijnë rezultate edhe më të mira.
Pacolli ka thënë se sportistët janë përfaqësuesit më të mirë të një vendi dhe se sporti është krenaria e një vendi.
“Ishte një vizitë ku unë edhe një herë munda të shprehem dhe të them në mënyrë të fuqishme se pa sport një shtet është sikur një trup pa gjymtyrë dhe ne duhet ta mbështetim sportin dhe aktivitetet sportive në të gjitha fushat. Sot sporti, gjegjësisht njerëzit të cilët e përfaqësojnë sportin janë edhe ambasadorët më të mirë, diplomatët më të mirë të vendit tonë”, tha Pacolli.
Sekretari i përgjithshëm i IOC-it, Pagnozzi është shprehur i kënaqur me zhvillimin e sportin në Kosovë dhe ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar vendin tonë në rrugën drejt zhvillimit të mëtutjeshëm, transmeton Kosovapress.
“Më duhet të them se kam një përshtypje jashtëzakonisht të mira nga kjo vizitë, jo vetëm për punën që Komiteti Olimpik i Kosovës është duke e bërë, por mbi të gjitha vizita e këtij mëngjesi demonstron që autoritetet politike kanë qasje shumë të afërt me sportin. Besoj që pas medaljes së artë në Rio, sigurisht se Kosova ka shanse të mëdha për t’u zhvilluar, sepse të gjithë jemi të fokusuar ta ndihmojmë Kosovën”, ka theksuar Pagnozzi.
I pari i KOK-ut, Besim Hasani e ka vlerësuar medaljen e artë olimpike të xhudistes Majlinda Kelmendit si një dëshmi të punë së palodhshme që po bëhet nga ana e KOK-ut dhe sportistëve të Kosovës.
Ai ka premtuar se do të japin maksimumin në ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore, por sipas tij i mbetet qeverisë qendrore dhe lokale që të merren me infrastrukturën dhe subvencionet e tjera.
“Ne jemi duke i bërë përpjekjet tona, por ardhja e tyre këtu, këshillat e tyre padyshim se janë me rëndësi të jashtëzakonshme, por edhe sot jemi këtu te zoti Pacolli, zëvendëskryeministri i Kosovës, dhe kjo dëshmon që bashkëpunimi në mes të pjesës joqeveritare dhe qeveritare në Kosovë është jashtëzakonisht i mirë”, u shpreh Hasani.
Ndryshe, sekretari i përgjithshëm i IOC-it, Raffaele Pagnozzi është duke zhvilluar një vizitë disa ditore në Kosovë, dhe në kuadër të saj do të ligjërojë sot në kursin bazik të organizuar nga KOK-u.