Tiranë, 26 tetor - Lorik Cana do të marrë postin e Ambasadorit të Grassroots-it.
Këtë e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit përmes një njoftimi për shtyp, ku sqaron se ditën e sotme në orën 11:00, në sallën e konferencave do të zhvillohet ceremonia e prezantimit të ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana, si Ambasador i Grassroots-it për Shqipërinë. Në këtë prezantim do të jetë i pranishëm dhe presidenti i FSHF-së z.Armand Duka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gassroots” financohet nga UEFA dhe ka të bëjë kryesisht me zhvillimin e projekteve të ndryshme me fëmijët dhe përhapjen e sportit te fëmijët që rriten në kushte të vështira, duke luajtur në trotuare bulevardesh dhe jo në fusha futbolli.