Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova, një sfidë për trajnerë të guximshëm

Legjenda gjermane Lothar Matthaeus ka mohuar të mërkurën mundësinë që të marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës në futboll, shkruan sot Koha Ditore.

Më herët një mundësi të tillë e kishte përjashtuar edhe slloveni i njohur Sreçko Katanec, që megjithatë kishte lënë një derë të vogël hapur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kosova aktualisht është pa përzgjedhës, ndërsa Federata e Futbollit të Kosovës zyrtarisht ka njoftuar se nuk është në negociata me ndonjë trajner për këtë post.

Kosova prej 9 tetorit është pa përzgjedhës. Ndeshja e humbur 2:0 nga Islanda ishte e fundit për përzgjedhësin Albert Bunjaki që në krye të përfaqësueses ishte prej vitit 2009. Bunjaki ka drejtuar Kosovën në ciklin e saj të parë eliminator - në atë për botërorin "Rusia 2018". (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.