Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Loriana Kuka, e shtata në Botërorin e juniorëve

Loriana Kuka i është afruar medaljes, por nuk e ka fituar dot një të tillë në kampionatin botëror të xhudos për juniorë (U-21) që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Kuka garoi të premten në kategorinë deri 70 kilogramë dhe në fund u rendit e shtata, shkruan sot Koha Ditore.

Për 20-vjeçaren ky është suksesi më i madh në karrierën e deritashme. Por në Zagreb mbesa e trajnerit Driton Kuka ka treguar luftëra të mëdha dhe ka dëshmuar se ka potencial për të prekur nivelet më të larta të xhudos.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Loriana në xhiron e parë ishte e lirë, ndërsa në xhiron e dytë e mposhti koreanen Sungeun Kim duke realizuar "Waza-ari" e më pas edhe "Ippon". Me "Waza-ari" më pas e mposhti suedezen Amanda Hakansson, ndërsa u ndal fillimisht në çerekfinale nga garuesja e Bosnjës, Aleksandra Samargjiq...

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.