Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Ushtarët” e Skënderbeut përballë serbëve

Pak më shumë se tre vjet pas ndeshjes së famshme ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, do të ketë një përballje tjetër shqiptaro-serbe në fushën e futbollit.

Bëhet fjalë për një përballje të nivelit dukshëm më të ulët, me shumë më pak tension, por që ka nisur të ngjallë emocione te tifozët shqiptarë të lojës së futbollit, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të enjten në "Elbasan Arena" nga ora 21:05, Skënderbeu i Korçës e pret Partizanin e Beogradit.

Ndeshja i takon rrethit të tretë të fazës grupore të Ligës së Evropës, përkatësisht Grupit B.

Një përballje shqiptaro-serbe nuk mund të jetë një përballje e zakonshme futbolli. E tillë nuk do të jetë as ndeshja që luhet në Elbasan të enjten mbrëma.

Masat e sigurisë planifikohen të jenë të mëdha. Nuk do të ketë tifozë të ekipit serb në stadium, njëjtë siç nuk do të ketë tifozë shqiptarë në Beograd më 2 nëntor...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.