Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bunjaki largohet me premtimin se do të kthehet si trajner i Kosovës

Albert Bunjaki, të martën, dukej i lodhur nga udhëtimi që pati nga Reykjaviku në Prishtinë. Bashkë me ekipin bëri plot 13 orë rrugë pas ndeshjes që përmbylli epokën e tij në krye të përfaqësueses. Epokë që ai e quan të artë për karrierën e tij, por shumë të tjerë mendojnë ndryshe.

Ndeshja ndaj Islandës të hënën mbrëma në Reykjavik, ishte e fundit për të në krye të Përfaqësueses. Kështu kanë lajmëruar zyrtarët e Federatës së Futbollit, por ai mendon pak më ndryshe, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bunjaki, në intervistën e parë për gazetën si ish-seleksionues, thotë se do të kthehet sërish në krye të ekipit përfaqësues.

"Unë do ta udhëheq Kosovën edhe në një cikël, e ai mund të jetë një cikël i evropianit", ka thënë Bunjaki, duke iu referuar evropianit të vitit 2024.

Nën drejtimin e tij, Kosova fitoi veç një pikë në këto eliminatore, ndërkohë që pësoi nëntë humbje rresht. Ai kishte premtuar të paktën një fitore dhe futjen e Kosovës në mesin e 100 ekipeve më të mira në ranglistën e FIFA-s, por tash që ky cikël ka mbaruar, Kosova nuk ka fitore dhe është e 184-ta....(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.