Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp pret fitore ndaj Burnleyt

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka insistuar se ekipi i tij është optimist për të nxjerrë rezultat pozitiv në ndeshjen e së dielës ndaj Burnleyt në Premier Ligë.

“Të kuqtë” kanë dështuar të sigurojnë pikë të plota me ekipet e vogla, duke pësuar pesë humbje nga klubet që gjenden poshtë pozitës 11.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Njerëzit thonë se unë nuk kam plan B, por e dimë se si të luajmë”, ka thënë Klopp për Sky Sports News. “Duhet të mbulojmë hapësira të veçanta dhe të marrim vendimet e duhura”.

“Nuk mund të themi se duhet të përqendrohemi në kundërsulme, goditje dënimi, apo çfarëdo tjetër. Puna ime është që t’u ndihmoj atyre të marrin vendimet më lehtë. Për këtë janë stërvitjet, që ato t’i shfaqim në fushë”.

“Në këtë moment, nuk jam i sigurt nëse do të fitojmë ndaj Burnleyt, por unë jam optimist sepse i njoh djelmoshat e mi”.