Real Madridi dhe Barcelona janë duke u përgatitur për të ‘luftuar’ për transferimin e Alvaro Odriozolas.
21 vjeçari luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë për Real Sociedadin, dhe të premten debutoi me përfaqësuesen e Spanjës në ndeshjen ndaj Shqipërisë, duke asistuar te goli i tretë i shënuar nga Thiago Alcantara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas mediave spanjolle, Real Madridi është i gatshëm që ta paguajë klauzolën prej 44 milionë funteve për talentin spanjoll, pasi lëndimi i Dani Carvajalit dhe shitja e Danilos në Manchester City, nënkupton se ekipi i ‘Los Blancos’ ka mungesë të mbrojtësve të djathtë, transmeton KP.
Megjithatë, shumë të interesuar për shërbimet e Odriozolas janë edhe katalonasit, të cilët janë të gatshëm të konkurrojnë fuqishëm me rivalin e përjetshëm, për të riun spanjoll.
Odriozola ka regjistruar 9 paraqitje për Real Sociedad në këtë sezon, dhe ka kontribuar me dy asiste.