Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Motrat Rexhepi, garanci për të ardhmen e Kosovës

Dy debutime me Kosovën bëri Sara Rexhepi këtë vit. Në fushatën e parë luajti për përfaqësuesen së bashku me motrën më të re.

Në të dytën Sara ishte e vetme, por në një të ardhme jo shumë të largët mund të jenë tri motra Rexhepi në përfaqësuesen e Kosovës në hendboll, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sara (17), Rina (15) e Verona Rexhepi (13) janë duke u zhvilluar si hendbolliste në Danimarkë. Vëllai i vogël i tyre, Rinori 10-vjeçar po ashtu është në sport, por jo në hendboll si motrat. Është duke u zhvilluar si futbollist.

Dy prej motrave të mëdha Rexhepi, që janë me prejardhje nga Mitrovica, po zhvillohen si lojtare në Akademinë e klubit Skanderborg, për të cilën thonë se është Akademia bindshëm më e mirë në Danimarkë. E vogla, Verona është ende në klubin e qytetit Horsens, ku jeton familja Rexhepi.

Në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit, Sara dhe Rina Rexhepi luajtën për përfaqësuesen U-17 të Kosovës që në Shkup u paraqit në kampionatin evropian, Divizioni B.

Në ndeshjen e parë ndaj Islandës, ishin lojtaret me efikase në përfaqësuese...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.