Xhaka e Shaqiri shkëlqejnë në fitoren e Zvicrës ndaj Hungarisë

Xhaka e Shaqiri shkëlqejnë në fitoren e Zvicrës ndaj Hungarisë

07 tetor 2017 22:43

Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri kanë qenë protagonistë në fitoren e sotme të Zvicrës ndaj Hungarisë.

Zvicra shënoi fitore prej 5 me 2, ndeshje në të cilën golin e parë e shënoi Granit Xhaka, raporton Koha.net. Ai shënoi në minutën e 18 pas një gabimi nga portieri kundërshtar.

Frei e dyfishoi epërsinë dy minuta më vonë. Kurse për golin e tretë u përkujdes Zuber, që realizoi pas asistimit të Shaqirit në minutën e 43.

Zuber u përkujdes edhe për golin e katërt duke shënuar një gol të bukur nga largësia në minutë e 49.

Hungaria e ngushtoi rezultatin përmes Guzmics në minutën e 59.

Zvicra realizoi edhe njëherë përmes Lichtsteinerit që shënoi në minutën e 83 pas asistimit nga Shaqiri. Kurse Hungaria shënoi edhe njëherë në minutën e 89 përmes Ugrait.

Zvicra është lider me 27 pikë, e ndjekur nga Portugalia që ka 24, me të cilën do të luajë ndeshjen e fundit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme