Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri kanë qenë protagonistë në fitoren e sotme të Zvicrës ndaj Hungarisë.
Zvicra shënoi fitore prej 5 me 2, ndeshje në të cilën golin e parë e shënoi Granit Xhaka, raporton Koha.net. Ai shënoi në minutën e 18 pas një gabimi nga portieri kundërshtar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFrei e dyfishoi epërsinë dy minuta më vonë. Kurse për golin e tretë u përkujdes Zuber, që realizoi pas asistimit të Shaqirit në minutën e 43.
Zuber u përkujdes edhe për golin e katërt duke shënuar një gol të bukur nga largësia në minutë e 49.
Hungaria e ngushtoi rezultatin përmes Guzmics në minutën e 59.
Zvicra realizoi edhe njëherë përmes Lichtsteinerit që shënoi në minutën e 83 pas asistimit nga Shaqiri. Kurse Hungaria shënoi edhe njëherë në minutën e 89 përmes Ugrait.
Zvicra është lider me 27 pikë, e ndjekur nga Portugalia që ka 24, me të cilën do të luajë ndeshjen e fundit.