Xhaka i jep epërsinë Zvicrës ndaj Hungarisë Foto: Reuters

Xhaka i jep epërsinë Zvicrës ndaj Hungarisë

07 tetor 2017 21:10

Granit Xhaka ka shënuar gol në përballjen e sotme të Zvicrës ndaj Hungarisë.

Ai realizoi në minutën e 18 pas një gabimi të portierit kundërshtar, i cili rrëshqiti në tentim për të larguar topin nga zona e rreptësisë, transmeton Koha.net.

Zvicra po udhëheq 2 me 0, kurse golin e dytë e shënoi Frei në minutën e 20.

Kombëtarja zvicerane me këtë fitore të mundshme siguron kualifikimin në Botëror si lider i Grupit B.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme