Anësori i Borussia Dortmundit, Marco Reus raportohet se është cak i Interit për afatin kalimtar të janarit.
Erick Thohir – presidenti i Interit – ka njoftuar se klubi do të jetë aktiv gjatë janarit me synim që të përfundojë në tre vendet e para të Serie A.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas disa raportimeve në Itali, zikaltrit janë duke menduar që të bëjnë ofertë për 28-vjeçarin, i cili ka kaluar në një periudhë të vështirë te Dortmundi.
Shkaku i lëndimeve të shpeshta, Reus ka realizuar vetëm 43 paraqitje gjatë dy sezoneve të fundit dhe ende është duke u rikuperuar nga lëndimi që e pësoi në muajin maj.
Sulmuesit i kanë mbetur edhe dy vjet kontratë, por raportohet se Dortmundi është i gatshëm të pranojë oferta deri në 40 milionë euro për të.