Gjermania kualifikohet në Botëror

Gjermania kualifikohet në Botëror

05 tetor 2017 22:35

Gjermania ka siguruar pjesëmarrjen në Botërorin “Rusia 2018” pas fitores së nëntë në kuadër të Grupit C kualifikues.

Gjermania fitoi 3 me 1 ndaj Irlandës Veriore, që mbetet e dyta në tabelën e grupit.

Sebastian Rudy, Sandro Wagner dhe Joshua Kimmich realizuan golat për të mbajtur bilancin e qindpërqindtë. Për Irlandën Veriore shënoi Josh Magennis.

Teksa ka mbetur edhe një ndeshje deri në mbyllje të kualifikimeve, Gjermania ka 27 pikë, tetë më shumë se pozita e dytë Irlanda Veriore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme