Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubi i Barcelonës i bashkohet grevës në Kataloni

Klubi i futbollit Barcelona ka njoftuar zyrtarisht se lojtarët dhe stafi do t’i bashkohen grevës së përgjithshme, më 3 tetor, si shenjë proteste kundër dhunës që u shfaq të dielën në ditën e referendumit për pavarësi të Katalonisë.

Autoritetet kanë konfirmuar se të paktën 92 persona ishin lënduar dhe se mbi 800 të tjerë kërkuan ndihmë mjekësore pas veprimeve agresive të policisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Barcelona i bashkohet grevës së përgjithshme në shtet e ftuar nga ‘Table for Democracy’ dhe si rrjedhojë klubi do të jetë i mbyllur nesër. Asnjë nga lojtarët dhe të rinjtë nuk do të ushtrojë nesër”, thuhet në njofitmin e klubit.