Skuadra e Arsene Wengerit arriti një fitore shumë të rëndësishme kundër Brightonit me rezultatin 2-0.
I pari që shënoi në këtë ndeshje ishte mbrojtësi i majtë, Nacho Monreal, në minutën e 16-të pas një rrëmuje të shkaktuar tek porta kundërshtare, që është edhe goli i tij i dytë në fanellën e Arsenalit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, në minutën e 56, ishte Iwobi ai që shënoi për rezultatin 2-0, rezultat me të cilin edhe përfundoi ndeshja.
Edhe lojtarët e Brightonit nuk është se nuk patën raste shënimi, por që fati nuk ishte në anën e tyre.
Arsenali, me këtë fitore është ngjitur në pozitën e 5-të me 13 pikë të tubuara nga 7 ndeshje, për dallim nga Brighton që gjendet në pozitën e 14-të me vetëm 7 pikë nga 7 ndeshje.