Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maccabi Haifa e largoi Azemin me një “SMS”

Sulmuesi Fitim Azemi ka rrëfyer se është njoftuar përmes një mesazhi të shkurtër telefonik se nuk bënë më pjesë në planet e trajnerit të skuadrës izraelite Maccabi Haifa.

Këtë e ka bërë të ditur të martën në një intervistë për "nettavisen.no".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

25-vjeçari nga Maccabi Haifa u largua gjatë kësaj vere, por menjëherë gjeti skuadër të re. U transferua më 11 gusht në Norvegji, te Valerenga.

“Isha në taksi, në Norvegji pas përfundimit të sezonit në Izrael, kur mora një mesazh nga klubi. 'Përshëndetje, sezonin e ardhshëm nuk jeni në planet e trajnerit. Ju nuk mund t'i kryeni kontrollimet mjekësore në qershor'”, tregon Azemi përmbajtjen e mesazhit. E kjo ishte e pakuptimtë për të.

“Për mua ishte e papranueshme. Por kjo më bëri më të fortë dhe nga ky rast kam mësuar shumë. Tani jam duke punuar për ta marrë veten dhe po shoh progres", ka deklaruar Azemi.

Azemi me Valerengan ka kontratë deri në vitin 2021.

Trajneri i klubit norvegjez, Ronny Share, ka theksuar se për t'u kthyer në formën maksimale i duhet ende kohë.

"Fitimi nuk është ende i gatshëm dhe ka nevojë për më shumë kohë. Por ne nuk e kemi marrë vetëm për dy apo tre muaj, por për katër vjet. Ai ka përjetuar një periudhë shumë të rëndë në Izrael dhe pastaj pushoi për shkak të helmimit me ushqim", ka thënë Share.