Bajram Nebihi, shqiptari që luan në Tajlandë

Bajram Nebihi, shqiptari që luan në Tajlandë

24 shtator 2017 23:29

Bajram Nebihi është futbollisti shqiptar që karrierën, tash e një vjet, po e vazhdon në Superligën e Tajlandës në futboll.

Në ekipin Ubon UMT United, Nebihi u transferua nga skuadra Inter Turku në Finlandë, ku luante nën urdhrat e trajnerit shqiptar, Shekfi Kuqi.

Mesfushori Nebihi në Tajlandë ishte transferuar falë trajnerit që e ka tani, irlandezit Scott Cooper, i cili e ka parë tek luante dhe i ka dërguar menjëherë klubit ofertë për të.

29-vjeçari, në një bisedë për Sportin në KTV, ka folur për aventurën e tij në Tajlandë dhe synimet në vendin aziatik.

Kohë të mirë është duke kaluar edhe te skuadra momentale në Tajlandë, ku pas 28 ndeshjeve ka realizuar 12-të gola e 7 asistime. Si rezultat i paraqitjeve të mira, në drejtim të tij kanë ardhur edhe disa oferta, të cilat kanë mbetur të shqyrtohen në fund të sezonit.

Sa i përket futbollit i cili luhet në Tajlandë, ai thotë se dallimi nuk është shumë i madh me futbollin evropian, sepse edhe atje luhet futboll me vrapime të shumta, e të shpejta si dhe ka nënvizuar se skuadrat qëndrojnë mirë teknikisht, taktikisht dhe fizikisht.

Nebihu ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës, por thotë se nuk është thirrur më. Shpreson që një ditë të kthehet përsëri të luajë për shtetin e tij.

Në Tajlandë te klubi Ubon UMT United, së bashku me Bajramin, është edhe djali i axhës së tij, Kreshnik Nebihu, i cili po provohet te ky klub.

Së fundmi, Kreshniku ishte pjesë e Drenicës në Superligën e Kosovës, kurse në të kaluarën e djersiti edhe fanellën e Gjilanit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme