Menaxheri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka insistuar se nuk ka arsye për t’u shqetësuar pas humbjes befasuese nga Real Betisi në Santiago Bernabeu.
Goli i vonshëm i Antonio Sanabrias ia mundësoi Betisit që të fitonte përballjen me kampionin spanjoll që i ka dhënë fund serisë prej më shumë se 70 ndeshjeve gola të realizuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk mendoj se situata është delikate”, ka thënë Zidane. “Kemi humbur pikë, por kanë mbetur shumë ndeshje. Nuk do të hidhet poshtë krejt puna që kemi bërë veç pse kemi pasur ndeshje të këqija në shtëpi”.
“Nuk kemi qenë të suksesshëm para portës. Jam trajner i këtij ekipi dhe na duhet qetësia, të pushojmë dhe të mendojmë për ndeshjen e ardhshme”, ka shtuar trajneri francez.
“Nuk mendoj se ka arsye për t’u shqetësuar. Mos u brengosni”, ka thënë në fund Zidane.